Futboll Premier League Sport

SUPERSFIDA/ Chelsea-Manchester United, historia favorizon “Blutë”

Java e nëntë e Premier League do të hapet me super ndeshjen Chelsea-Manchester United. Një përballje kjo që mund t’i kushtojë vendin e punës trajnerit Jose Mourinho, në rast se skuadra e tij do të largohet me zero pikë nga “Stamford Bridge”. Është interesant fakti se aventura e “Special One” në kampionatin anglez ka filluar në gushtin e 2004-ës me një ndeshjes Chelsea-United, me portugezin që ishte në drejtim të “Bluve” në atë kohë dhe që ka mposhtur ekipin e Ferguson me rezultatin 1-0.

Ky rezultat është përsëritur edhe në tri ndeshjet e fundit që Chelsea ka luajtur dhe ka fituar si ekip pritës kundër Manchester United, dy në “Stamford Bridge” dhe një Kupën e Anglisë, finalja e vitit të kaluar. Gjithashtu, londinezët kanë marrë shtatë nga nëntë pikët e mundshme në dispozicion, në ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër United në “Stamford Bridge” që nga momenti që Mourinho ka marrë drejtimin e United në sezonin 2016/17.

Një tjetër statistikë që shkon kundër portugezit është ajo që reagon se Mourinho ka marrë 2 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje në ndeshjet e luajtura në transfertë kundër skuadrave që kanë dalë rregullisht mes gjashtë të parave në kampionat që nga sezoni 2016/17. Për sa i takon golave, në katër nga pesë ndeshjet e fundit të luajtura nga United në të gjitha kompeticionet, të dy skuadrat kanë shënuar gol, ndërsa në tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet kundër Chelsea-t, janë shënuar më pak se 2.5 gola për takim.

Lojtarët kyç
Eden Hazard duket i pandalshëm nën drejtimin e Maurizio Sarri-t dhe ka qenë heroi i “Bluve” në përballjen e fundit direkte, me Chelsea-n që ka fituar Kupën e Anglisë. Ndërkohë, lojtari më kërcënues i miqve duhet të jetë Romelo Lukaku, i cili ka shënuar tre gola më pak se bashkatdhetari i tij në këtë sezon të Premier League.

Statistika
– United ka pësuar gol në të tri ndeshjet e fundit të luajtura kundër Chelsea.
– Chelsea ka fituar 7 nga 8 ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër Manchester United në të gjitha kompeticionet.
– Londinezët nuk kanë pësuar gol në katër ndeshjet e fundit që kanë luajtur në shtëpi kundër United në të gjitha kompeticionet.

Related posts

E BUJSHME/ Prapaskenat e shkarkimit të Lopeteguit, trajneri u tregua bujar me Realin

Isa.Autor

Dembele i neveritur nga Messi-n dhe Suarez

Q.Autor

“SHENJESTRON” HEROIN E PËRMBYSJES EPIKE/ Klopp: Ishte i tërbuar, që nuk startoi kundër Barçës

Delo.autor

Leave a Comment