Futboll Seria A Sport

“Perëndimi i “Fenomenit”/ “Ronaldo u përshpejtua nga abuzimi i tij me dhuntinë”

Piero Volpi, mjek përgjegjës i Inter, ka folur në “Avvenire” për dëmtimet e shumta të pësuara nga Fenomeni Ronaldo, gjatë karrierës së shkurtër dhe shumë të kufizuar të brazilianit.“Ronaldo pati dozën e tij shumë të madhe të fatkeqësisë sa i përket incidenteve, por në të njëjtën kohë them se mund të administronte shumë më mirë stilin e tij të jetesës”, deklaroi mjeku Volpi.

“Ai kishte aftësi natyrale të jashtëzakonshme dhe shpesh bazohej shumë dhe ekskluzivisht aty. Kirurgjia ortopedike aktuale mund ta kishte ndihmuar sigurisht që të rikuperohej më me shpejtësi dhe ta bënte të qëndronte për më gjatë në fushë në nivele të larta”, rrëfeu mjeku i njohur i Inter.

Related posts

MESSI SËRISH JASHTË/ Rrezikon edhe duelin me Mançester Sitin në Champions

Delo.autor

“NË FILLIM PATI TYM, PASTAJ FLAKËT…”/ Tifozi i Partizanit rrëfen djegien e autobuzit

F.autor

E PABESUESHME/ Boskieri i shmanget 10 grushteve brenda pesë sekondave (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment