Futboll Premier League Sport

DËSHIRA “E FUNDIT” E PORTUGEZIT/ Mourinho kërkon “ferrarin” e Chelseas në ekip

Jose Mourinho ka lëvduar Eden Hazardin si lojtarin më të mirë në Ligën Premier.

Portugezi që e drejtoi Hazardin në periudhën e dytë të portugezit te klubi londinez, e pa belgun të ishte instrumental në triumfin për titull në sezonin 2014/2015.

Hazard shënoi 14 gola atë sezon nën drejtimin e Mourinhos, por ishte një prej lojtarëve që më së shpeshti konfliktohej me portugezin.

“Do të doja ta kisha në ekip te Unitedi”.

“Por, unë nuk mendoj se Chelsea do t’ia shiste Manchester Unitedit kështu që nuk është problem, sepse Chelsea udhëhiqet nga njerëz inteligjent dhe me përvojë në futboll”.

“Historia thotë se kur Eden Hazard është lojtari më i mirë në Ligën Premier, Chelsea është kampion. Ndodhi me mua dhe me Antonio Conten”.

“Dhe, këtë sezon, është ende fillimi natyrisht, ai ka treguar se është lojtari më i mirë deri tani, e kjo reflektohet në renditjen tabelare të ekipit të Chelseat pasi është një lojtar që mund të bëjë shumë diferencë”, u shpreh Mourinho.

Related posts

YLLI KEAN PO SHKËLQEN TEK PSG/ Vëllai i tij zbulon prapaskenën: Juventus nuk donte ta shiste, u largua nga…

Delo.autor

“CR7 ËSHTË SULMUESI MË I MIRË”/ Gary Neville “bombardohet” në rrjetet sociale nga tifozët e Messit

Delo.autor

FORMULA 1/ Verstappen triumfon në Austri, në podium edhe Raikkonen e Vettel, zhgënjen Mercedes

Sadik.Autor

Leave a Comment