Sport Të tjera

NJË TJETËR SCHUMACHER NË PISTË/ 19-vjeçari nis rrugëtimin në Formula 3

David Schumacher, djali i ish-pilotit gjerman Ralf Schumacher, nipi i Michael Schuamcher, do të garojë këtë vit në botërorin e Formula 3. Ai do të garojë me makinën çeke Charouz. “Falënderoj këtë ekip për mundësinë që më dha për të garuar në Formula 3”, tha David Schumacher.

Piloti i ri 19-vjeçar ka arritur vjet 4 fitore në Euro Formula Regional. Duke parë që shpesh garat zhvillohen në të njëjtën ditë, David do të ketë mundësi të zbresë në pistë në të njëjtën ditë me Mick Schumacher, djalin e Michael Schumacher, që garon në Formula 2.

Kështu, 10 vite pas konkurrencës në pistë mes vëllezërve Michael dhe Ralf Schumacher, në të ardhmen mund të shohim një duel mes djemve të tyre, Mick dhe David Schumacher.

Related posts

Efenberg: Disa lojtarë të Realit nuk e dinë pse janë në finale

Sadik.Autor

“NUK ARRIJ TA KUPTOJ SE KU E GJEN GUXIMIN ARBITRI/ Kostakurta e Capello njëzëri: Rasti i CR7, penallti gjithë jetën

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Sheffield “shtang” Chelsean dhe futet në garë për Championsin

Delo.autor

Leave a Comment