Futboll Seria A Sport

VENDIMI NGA UEFA/ Milani ende në pritje, ja cilat janë dënimet e mundshme

Priten probleme të reja për Milanin, skuadër e cila, pas vendimit të CAS-it, që ndaloi përjashtimin e kuqezinjve nga garat europiane, tani pret sanksione të reja nga UEFA. Në Nyon, në fakt, sipas një raporti të “La Gazzetta dello Sport”, motivimet e një vendimmarrjeje të tillë të gjyqtarëve të Lausanne kanë mbërritur dhe ndoshta deri në nëntor, komisioni gjykues do të riformulojë dënimin e parë.

Duke pasur parasysh ndryshimin e pronësisë së Milanit nga Li tek Elliott, një kusht thelbësor në gjykimin e CAS, nuk duket i pamundur një përjashtim i ri, por edhe falja totale. Me pak fjalë, Milani rrezikon një sanksion të ri, duke filluar nga një gjobë, deri në kufizimin e merkatos në hyrje.

Në atë pikë, kuqezinjtë do të duhet të vendosin nëse do të kthehen përsëri në CAS, dhe për këtë arsye të zgjasin orët e angazhimit juridik, apo të pranojë dënimin UEFA-s dhe pastaj të fillojnë marrëveshjen e pashmangshme të shlyerjes së dënimit.

Pra, vitet e ardhshme nuk do të jenë të thjeshta për Milanin, i cili do të duhet të paraqesë një plan solid për t’u larguar nga deficiti i lartë aktual. Plan shumë i ngjashëm me atë, të cilën u detyruan ta zbatojnë Roma dhe Interi në sezonet e fundit.

Related posts

LIVE/ SUEDI-ANGLI: Nordikët për të shkruar historinë, “3 luanët” për ta përsëritur atë

Isa.Autor

U shpall lojtari i ndeshjes/ Blazevski: TIRANA është skuadra më e mirë në Shqipëri

Isa.Autor

Manchester United dhe Liverpool në garë për të firmosur me mesfushorin e Barcelonës

Sadik.Autor

Leave a Comment