Futboll Seria A Sport

JO VETËM LIGA E KOMBEVE/ Kampionatet elitare kundër Championsit të ri: Italia nuk e…

Champions League e re sapo ka lindur, por ka filluar të krijoj që tani diskutime. Edicioni 2018/19 ka shënuar debutimin e formulës së re, me orare të reja dhe kualifikim direkt, pa turne paraeliminatore, as “palyoff”, për katër skuadrat e para të kampionateve që mbajnë katër vendet e para në renditjen e UEFA-s: Spanja, Gjermania, Anglia dhe Italia.

Shoqata e ligave eruopiane të futbollit (Epfl) ka dalë kundër kësaj formule, duke i kërkuar UEFA-s që të kthehet “te një format më të përshtatshëm”, në mënyrë që të ketë hapësira edhe për federatat e tjera. Në shënjestrën e tyre kanë përfunduar kryesisht katër vendet e garanatuara për Gjermaninë dhe Italinë, që rrallë herë dërgojnë një ekip mes tetë ose katër më të mirave të kompeticionit.

Objektivi është ai që të garantohen “më shumë të ardhura” jo vetëm për klubet kryesore të Europës: “Një ndryshim është i domosdoshëm. Mjafton të mendosh se 48% e shpërblimeve të UEFA-s në Kupën e Kampionëve dhe Champions, nga 1992 deri më sot, i ka shkuar vetëm 14 klubeve. Kjo dëmtonrivalitetin, duhet një ndryshim”, ka deklaruar George Pangl, sekretari i përgjithshëm i shoqatës.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ “Topçinjtë” çmenden pas talentit brazilian të Ajaxit…

Delo.autor

MINUTË PAS MINUTE/ Belgjika eleminon Brazilin dhe kalon në gjysëmfinale (VIDEO)

Isa.Autor

KATEGORIA E PARË/ Nga Pogradeci te Elbasani, ja skuadrat që zbresin në fushë ditën e sotme

Isa.Autor

Leave a Comment