Futboll Sport

TË DY KANDIDATË PËR STOLIN E SHQIPËRISË/ Sot hapën kampionatin në Arabi Saudite si kundërshtarë

Kampionati në Arabinë Saudite këtë vit do të ketë emra të njohur për publikun shqiptar dhe që në javën e parë, ka pasur përballje mes tyre. Ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Besnik Hasi, drejton prej tre vitesh atje dhe në këtë sezon është ulur në stolin e Al Ahli. Por tani, nuk është më vetëm.

Gjatë verës, në kampionatin e Arabisë Saudite është zhvendosur një tjetër emër shumë i njohur, Paolo Tramexani, i cili për katër vite ishte krahu i djathtë i Xhani De Biazit në përfaqësuesen shqiptare. Ai ka marrë drejtimin e Al Faisal në Arabinë Saudite dhe pas Ezgjan Alioskit, kohët e fundit ka kthyer sytë edhe nga Superiorja, duke synuar të afrojë Alban Hoxhën në radhët e klubit të tij.

tramexani

Të dy trajnerët në vitet e kaluara i ka bashkuar fakti se janë përmendur vazhdimisht si kandidatë për stolin e përfaqësueses shqiptare, por bisedimet dhe ofertat nuk u konkretizuan asnjëherë për një arsye apo një tjetër. Këtë herë i bashkoi edhe një objektiv tjetër, ai i kampionatit ku marrin pjesë, pasi Hasi dhe Tramexani kanë matur forcat me njëri-tjetrin pasi java e parë e kampionatit vendosi Al Ahli përballë Al Faisal.

Rezultati? Një barazim 1-1 që i lë të dy përgjysmë të kënaqur, pasi këtë vit kanë ambicie për të luftuar me ekipet e kreut e sidomos edhe këtë duel interesant me ngjyra kuqezi, pasi nuk është çudi që në të ardhmen këto dy emra të kthehen përsëri në tavolinat e drejtuesve të FSHF-së.

Related posts

Luka Modrić: Do të luajmë ndeshjen tonë perfekte, kalojmë në çerekfinale

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist perfekt nga Pulisic, Mount ndëshkon Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

INTER-LECCE/ Nis titullar në këtë ndeshje Lukaku (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment