Futboll Shqipëri Sport

LIVE/ Kastrioti-Kukësi: Shokohen verilindorët, Roxher kalon në avantazh krutanët (VIDEO)

Është duke u luajtur në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, sfida mes Kastriotit dhe Kukësit e vlefshme për javën e 9-të Kategorisë Superiore. Të dyja ekipet vijnë nga rezultate negative dhe duhet të regojnë.

Verilindorët kanë 2 takime rradhazi që nuk marrin pikë, ndërsa krutanët 3. Një tjetër humbje do t’i përkeqësonte situatat në kampet respektive, teksa Kastrioti do të zhytej në fund, ndërkohë që Kukësi do të humbiste kryesuesit, të cilët do thellonin ndjeshën distancën.  Trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

LIVE| Kastrioti-Kukësi 1-0

KOMENTI LIVE: 

21′ GOOOOL KASTRIOTI 1-0. Roxher gjen rrugën e rrjetës. Braziliani merr një asist të bukur nga Bardhi dhe i vetëm në zonë e ka shumë të lehtë të shënojë. 

15′ Mundësi e artë për Kukësin, me Rexhinaldon, i cili del i vetëm përballë portierit, por nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.

14′ Pranë golit Kastrioti me Roxher, i cili hyn bukur nga e majta dhe provon të shmangë Frashërin por ndërhyn mjaft bukur portieri, i cili largon topin në këndore.

5’ Shameti kroson në zonë për Rexhinaldon, i cili godet me kokë, por topi shkon mbi traun e portës.

4’ Kartonë të verdhë për dy futbollistë në këto momente. Ndëshkohen Arbër Çyrbja dhe Sokol Mziu.

1′ Ka nisur takimi.

Related posts

Formacionet zyrtare/ Irani luan për barazim, Spanja do tentoi goleadën

Isa.Autor

United ofron Martialin plus para shtesë, për yllin që po shkëlqen në kampionatin gjerman 

Sadik.Autor

Kombëtarja e Brazilit publikon fotografinë e Kupës së Botës (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment