Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Mjeku paralajmëron Maradonën: Je në rrezik, mos shko në stërvitje!

Gimnasia është e gatshme të rikthehet në fushë për të filluar përgatitjet për sezonin e ri. Sidoqoftë, drejtuesi i grupit mund të mos jetë Diego Armando Maradona, trajner i ekipit në fjalë argjentinas. Motra e “Dorës së Zotit” është testuar pozitive për koronavirus, prandaj Pablo Del Compare, menaxheri shëndetësor i klubit, e ka këshilluar ish-yllin e Napolit që të mos shkojë në fushën e stërvitjes, të paktën derisa të marrë rezultatet e testit, të cilit do t’i nënshtrohet ditëve të ardhshme.

“Maradona ende nuk e ka bërë tamponin, – komenton Del Compare. – Padyshim që është person rrisku. Ne po flasim me mjekun e tij personal. Këshilla ime është që në këtë fazë të parë, Maradona të mos dalë në stërvitje. Si subjekt, ai hyn në grupin e rrezikut. Ka shumë faktorë që mund të rrezikojnë shëndetin e tij në rast infeksioni: pesha e tepërt, presioni i lartë i gjakut. Mos harroni se ai u operua kohët e fundit dhe është në prag të 60 viteve. Ne do ta këshillojmë atë të mos vihet në krye të skuadrës në fazën e parë, e cila do të kërkojë shumë përpjekje fizike, por gjithashtu e dimë që Diego është një person special”.

Duke folur pastaj për masat që do të merren për skuadrën, Del Compare shpjegon: “Në kampus kemi kryer të gjithë tamponët. Tani do të fillojnë testet serologjike”. Ndërkohë, motra e Maradonës është mirë, pozitive, por asimptomatike. Ajo do të përfundojë karantinën në Argjentinë, pa ndonjë nevojë për trajtim specifik.

Related posts

(VIDEO)Nimaga sherr gjatë miqësores me Bursasporin. Ja çfarë ndodhi në Turqi!

Alm.autor

CHAMPIONS/ REALI rimerr kreun me goleadë, BAYERN bën detyrën me AEK-un

Isa.Autor

LIVE/ Asani vendos baraspeshën në “Niko Dovana” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment