Gossip

Rrëfehet Mis Bota: Kam mundur Ronaldo-n pas dy javësh stërvitje

Mireia Lalaguna, fituese e titullit Mis Bota 2015, ka folur për marrëdhënien e saj me disa futbollistë të famshëm. Modleja spanjolle ka qenë protagonistja e një videoje në YouTube, ku shfaqej duke luajtur poker me Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Sara Sampaio. Në lidhje me portugezin, ka thënë:

“Kam xhiruar një reklamë me të. Cristiano është interesuar për mua dhe menaxheri i tij më ka kontaktuar. Si përfundim, kemi luajtur poker në një video. Ndeshja ka qenë e vërtetë, nuk kisha luajtur kurrë poker në jetën time. Jam stërvitur për rreth dy javë, më pas kemi luajtur”, ka zbuluar ajo.

“Kam fituar dy nga tri lojë, edhe pse ai luan shumë mirë. Para dhe pas reklamës kemi shkuar për darkë dhe kam pasur mundësinë ta njoh mirë. Është një njeri shumë i aftë dhe, edhe pse unë jam tifoze e Barçës, e vlerësoj shumë. Gjithsesi, tani nuk kemi më kontakte”.

Ndërsa marrëdhënia me Neymar mbetet shumë e mirë: “E njoh personalisht dhe e vlerësoj shumë. Jemi miq, është miku i vëllait tim dhe i kushëririt tim. Ndihem shumë mirë kur jam me të. më vjen keq që tani është larguar nga Barça”.

Related posts

Tradhtoi Khloe Kardashian, tifozët irritohen me basketbollistin

Sadik.Autor

KRISHTLINDJET/ Messi dhe familja e tij urojnë festat në mënyrën më të veçantë. Vishen si… (FOTO)

F.autor

“MARROSET” PAS JAMES RODRIGUEZ/ Supermodelja “çmend” fansat me poza “TË NXEHTA” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment