Futboll Seria A Sport

Flet blerja e vitit: “Isha pranë firmës me Juventus, dështoi gjithçka në fund”

Axel Witsel është rikthyer në futbollin elitar pas një viti e gjysmë të kaluar në Kinë me skuadrën e Tianjin Quanjian. Tashmë pjesë e Borussia Dortmund, mesfushori i datëlindjes 1989, i konsideruar pak ditë më parë si blerja më mirë e merkatos së verës nga trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka folur për “Der Westen”.

Në intervistën e tij, Witsel ka rrëfyer sërish tratativën e vitit 2016, që mund ta kishte transferuar futbollistin belg në Seria A, për të veshur fanellën e Juventus. Një tratativë e dështuar vetëm në fazën finale të asaj merkato. “Kam fluturuar për në Torino me qëllim që të nënshkruaja kontratën me Juventus. Ishte kryer gjithçka dhe ishte edhe dita e fundit e merkatos. Më pas më telefonuan nga skuadra e Zenit dhe më thanë të kthehesha në Rusi sepse marrëveshja ishte prishur. Pjesa tjetër është histori”.

Related posts

Inter mbyll merkaton në hyrje, Joao Mario drejt klubit të madh spanjoll

Isa.Autor

TRIUMFON ME PËRMBYSJE/ Inter i tregon “dhëmbët” “parisienëve” në miqësore (VIDEO)

Delo.autor

NUK ËSHTË NË PLANET E INTER/ Nis kontaktet me Radja Naingolan klubi i Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment