Futboll Seria A Sport

FRIKSOHET ROMA/ Mbrojtësi i Serisë A: Unë s’jam TOTTI, nëse ata më telefonojnë…

Mbrojtësi i Romë-s, Kostas Manolas, ka zbuluar se do ta mendonte largimin nga verdhekuqtë vetëm nëse do të kërkohej nga Real Madrid ose Barcelona.

Mbrojtësi grek, ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Romës në sezonet e fundit, nga momenti i transferimit nga Olympiacos në verën e 2014 për 15 milionë euro. Ai ka luajtur nëntë ndeshje për Romën këtë sezon në Serie A, duke shënuar një gol.

Së fundmi, Manolas, dha një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, ku u pyet nëse do të qëndronte tek Roma përgjithmonë. Ai tha se do ta mendonte largimin vetëm nëse do të kërkohej nga Real Madrid ose Barcelona.

“Të qëndroj përgjithmonë në Romë? Nëse do të vinte një ofertë nga Real ose Barcelona, përveç Totti-t, i cili i refuzoi, askush tjetër nuk do ta bënte këtë”.

“Atëherë duhet të vlerësojmë kushtet, sepse nuk është e lehtë për askënd që të largohet nga Roma, për këtë ju siguroj. U kënaqa nga duartrokitjet që më dhanë tifozët e Real-it në Bernabeu, në shenjë falënderimi për golin që eliminoi Barcelonën nga Champions League”.

“Nuk i kisha dëgjuar, por pas ndeshjes mora shumë mesazhe nga fansat madrilenë dhe shikova një video ku ata duartrokitën kur u përmend emri im”, ka thënë Manolas.

Related posts

I KUNDËRPËRGJIGJET MESFUSHORIT PJANIC/ Koeman: Më pyesnin çfarë nuk shkonte tek ai, ja pse dështoi me ne

Delo.autor

Rikthehet UEFA Champions League, Paris Saint-Germain pret Real Madridit

Q.Autor

RIVALËT NË “EURO 2020″/ Njihuni me rezultatet më të PAHARRUSHME dhe më ZHGËNJYESET të KUQEZINJVE

Isa.Autor

Leave a Comment