Futboll Premier League Sport

SUPERSFIDA/ Ylli i Chelsea sulmon Mourinhon: Man United nuk luajti futboll

David Luiz shprehet se Chelsea ishte ekipi i vetëm në fushë që mundohej të luante futboll gjatë pjesës së parë të barazimit 2-2 ndaj Manchester United. Qendërmbrojtësi brazilian, i cili ka luajtur nën drejtimin e Jose Mourinho-s kur portugezi ishte te Chelsea, nuk ka nguruar të kritikojë ish-trajnerin e tij pas ndeshjes.

“Ne u munduam të fitonim që nga minuta e parë,” shprehet mbrojtësi brazilian për faqen zyrtare të Chelsea-t. “Ne kontrolluam ndeshjen, u munduam të krijonim hapësira për të shënuar disa gola. Ata erdhën me planin vetëm për të mbrojtur dhe të luajnë me kundërsulm.

“Mendoj se në pjesën e parë ishim vetëm ne që luajtëm futboll. Mund të kishim vrarë ndeshjen duke shënuar edhe një gol tjetër, por nuk është asnjëherë e lehtë të fitosh në Premier League, sidomos ndaj një kundërshtari të madh.

“Kjo u dha mundësinë atyre të dilnin përpara dhe gjetën golin e barazimit me shumë fat. Pas golit ata fituan vetëbesim, dhe ishte një ndeshje e madhe.

“Por ne nuk i humbëm shpresat edhe pas golit të dytë të United. Bëmë një ndeshje të madhe dhe u shpërblyem në fund.”

Related posts

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Realdo Fili: Objektivi ynë është të arrimë në…

Delo.autor

PAS NJË GABIMI FATAL MANCHESTER UNITED/ Gafa e De Geas pasohet nga përgjumja e Lindelof (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Napoli-Arsenal, Lacazette kalon “Topçinjtë” në epërsi

Delo.autor

Leave a Comment