Futboll

Portieri i Teutës i shënoi Partizanit në sekondat e fundit

Partizani nuk ka arritur t’i japë vazhdimësi rezultateve, pasi ka parë t’i rrëshqasë 3 pikëshi nga duart, në sekondat e fundit të sfidës me Teutën, në “Niko Dovana”.
Nga ana tjetër, Shpëtim Moçka është kthyer në një hero për durrsakët, pasi braktisi portën e tij në minutën e 95-të, për të dërguar topin në portën e Partizanit, pas një harkimi nga këndi, raporton Supersport.

Portieri vlonjat i Teutës gjeti kohën e duhur dhe goditi si një sulmues me kokë, duke mposhtur kolegun e tij, Alban Hoxha. Sfida parashikohej të ishte shumë e vështirë, pasi Teuta ka nevojë emergjente për pikë, për t’iu larguar zonës së ftohtë, por edhe kryeqytetasit kanë objektiv që të arrijnë zonën europiane.

Takimi filloi me mjaft ritëm dhe Teuta fitoi shumë shpejt një 11-metërsh, por Alban Hoxha neutralizoi mirë goditjen e Arbër Çyrbjas. Vetëm pak minuta më pas, ishte Gerhard Progni, që shënoi golin e vetëm të takimit, pas një topi të marrë në zonën e rreptësisë.

Minutat në vijim, skuadra e Starovës menaxhoi mirë lojën, duke larguar rrezikun nga zona dhe kundërsulmuar rrezikshëm. Por në minutën e 95-të, vendasit fituan një goditje këndi dhe topin e ardhur në zonë, e dërgoi në rrjetë portieri Moçka, që ngriti në peshë tifozërinë durrsake.

Me këtë barazim, Partizani shkon përkohësisht në vendin e 5-të me 32 pikë, ndërsa Teuta barazon Vllazninë me 22 pikë, por shkodranët luajnë nesër ndeshjen e tyre.

 

Related posts

EFEKTI DOMINO I MERKATOS/ Largimi i Mbappe nga PSG trazon tregun e sulmuesve në Evropë

F.autor

FA Cup / Askush si Jesus në Angli, Skuadra e Guardiolës mposht Burnleyn me goleadë

Delo.autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Liverpool siguron goditjen e parë të merkatos, merr për 40 milionë euro mbrojtësin…

Delo.autor

Leave a Comment