Futboll Seria A Sport

Moratti: Titulli? Juventusi ka shumë angazhime… Marotta? Do ta doja tek Interi

“Për një tifoz, kjo është mënyra më e mirë për të fituar, Icardi është shumë i mirë dhe gjithmonë i vëmendshëm. Ishte një rezultat fantastik”. Një ditë pas fitores së derbit të Milanos, ish-presidenti zikaltër, Massimo Moratti, tregoi kënaqësinë e tij në mikrofonat e “Radio Anch’io Sport”: “Mbrëmë kam gëzuar shumë. Unë e kam drejtuar Interin deri te “tripleta”, ndaj do të thosha se jemi në rrugën e duhur. A mund të kthehem tek Interi me ndonjë rol? Jam tifoz dhe më pëlqen kjo pjesë. Interi nuk ka nevojë për një person, që i takon së kaluarës”.

“Futbolli italian ka nevojë për një fytyrë të re drejtuese, unë besoj dhe shpresoj që kjo të ndodhë”. Kjo është dëshira e ish-presidentit të Interit, Massimo Moratti, mbi zgjedhjen e presidentit të ri të FIGC (Federatës Italiane të Futbollit). Një kampionat me 18 ekipe? Edhe për këtë, Moratti, i cili ka qenë diskutuar si një kandidat i mundshëm për kreun e Federatës Italiane të Futbollit, ka përgjigje: “Do të ishte më mirë, me të gjitha angazhimet që janë atje. Kjo skemë do të kishte qenë më interesante”.

Moratti pastaj hap derën për ardhjen e mundshme e ish-drejtorit të Juves, Beppe Marotta, si drejtues te zikaltrit: “Nuk është kurrë gabim të shkosh dhe të marrësh dikë që ka përvojë të shkëlqyeshme si Marotta”. Një vlerësim edhe për Mauro Icardi: “Unë mendoj se është një lojtar për t’u mbajtur. Eshtë provuar se ai di ta mbajë si duhet fanellën e ekipit. Një lider për Interin dhe një idhull për tifozët”.

Gara për titullin në Itali? Moratti bën parashikimin e tij: “Interi e fillon gjithmonë me idenë se titulli është i mundur. Fitorja e mbrëmshme na bën të kuptojmë se ne kemi një ekip, që mund të fitojë ndeshje të rëndësishme. Juventusi është më i fortë, edhe pse Liga e Kampionëve dhe shumë angazhime të tjera mund ta vënë në vështirësi”.

Related posts

ÇFARË PO NDODH TEK BARÇA? Setien: Unë nuk jam babai i Pique. Ai…

F.autor

ATLETIKO-REAL/ Zhvillohet “finalja” e sezonit, derbi vlen 1.5 miliardë euro. Ja formacioni

Delo.autor

PRAPASKENA/ “Ose unë, ose ai”, Ronaldo dhe Kielini vunë “veton” për shkarkimin e Sarrit

Delo.autor

Leave a Comment