Futboll Seria A Sport

BONUCCI KATASTROFË/ Shumë gola nga krosimet, Alegri i bën ZBOR mbrojtjes

Leonardo Bonuçi është vënë nën akuzë dhe tashmë rastet që rëndojnë mbi të janë bërë disi të shumtë. Nëse mbrojtësi bardhezi shihet si një ndër mbrojtësit me këmbët më “elegante” dhe të sakta në botë, sivjet ai po tregon disa amnezi të frikshme kur i kërkohet të mbrojë, sidomos topat nga ajri, duke qenë se në katër nga gjashtë golat që Juventusi ka pësuar, ka qenë ai protagonisti negativ.

Kundër Xhenoas, trajneri Alegri i lejoi shiritin e kapitenit pas 16 muajsh, por këtë përgjegjësi numri 19 nuk e shpërbleu siç duhet, pasi goli i Besas është mbi të gjitha një gabim i radhës nga 31-vjeçari. Pa dyshim që topi që të gjithë prisnin të dilte në goditje këndi qëndroi në fushë, por ai shpërqendrim, duke parë se Kuame e rikuperoi dhe krosoi në zonë, mund të ishte larguar nëse Bonuçi nuk do ta shoqëronte thjesht me sy.

Këtë gabim të radhës “Konti Maks” nuk e ka kapërdirë, sepse përpara është transferta e Champions-it me Mançester Junajtid dhe gabime të tilla nuk tolerohen më. Trajneri i Juves, i revoltuar, e ka detyruar skuadrën të zbarkojë në orën 7:30 në qendrën stërvitore, dhe për të zbritur një orë më pas në stërvitje.

Alegri2

Ai i ka numëruar katër gabimet Bonuçit me shokë: ndeshja me Kievon, Stepinski paraprin Bonuçin; kundër Parmës Ingleze gjen Zhervinjon, sërish gol me kokë dhe në minutat e fundit ndaj Sasuolos, Babakar kërcen pas Bonuçit, por sërish topi në rrjetë. Kaq ka mjaftuar që Alegri të urdhërojë në të gjithë mëngjesin e djeshëm situata të tilla loje me breshëri.

Related posts

“NA LA PA FRYMË”/ Jessica Franceschetti “mahnit” fansat edhe pa TOP (FOTO)

Isa.Autor

MARRËVESHJA PRANË FINALIZIMIT/ Trilogjia Holyfield-Tyson do të gjenerojë 100 milionë dollarë

Delo.autor

INTER TALLET KEQ ME KATALANASIT/ Ja oferta gjysmake që ka gati për Vidal

Delo.autor

Leave a Comment