Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Ora e “çmendur” e RONALDOS, as s’ju shkon ndërmend sa kushton

2 milion euro për një orë! Shumë prej nesh me kaq para do kishim siguruar jetën, por Cristiano Ronaldon i shpenzon ato për t’ia bërë qejfin vetes duke blerë thjesht një aksesor.

Në konferencën për shtyp, përpara supersfidës me Manchester United, ylli portugez nuk iu shmang asnjë pyetjeje të bërë nga gazetarët, duke folur edhe për krizën e Real Madrid, akuzat për përdhunimin, por ora në dorën e tij të majtë nuk u shpëtoi vëmendjes së fotografëve.

Ajo është e markës Jacob & Co dhe ka në përbërje të saj 424 gurë të çmuar të bardhë dhe të kuq.

Sikur të mos mjaftonte ora, në gishtin e vogël mbante edhe një unazë me diamant, por sigurisht nuk mendojmë të ketë kushtuar aq shumë…ndoshta 500 mijë euro? Fundja, çfarë janë kaq para për Ronaldon?

 

Related posts

POGBA “RINGJALLË” EKIPIN/ Solksjaer udhëheq Man Unitedin drejt fitores së radhës

Delo.autor

“NËSE DO E KISHA UNË NË DORË…”/ Racizmi i tepruar dhe dora te goja, Seedorf jep këshillat e tij

Delo.autor

STATISTIKAT E FITOREVE ME “DJAJTË E KUQ”/ Solskjaer turpëron Mourinhon në “Old Trafford” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment