Futboll Kombëtarja Sport

KATASTROFALE/ Eliminatoret e Europianit U-17: Çekia “LUAN TENIS” me Shqipërinë

Përfaqëusesja U-17 e Shqipërisë e nis me një humbje turpëruese fazën eliminatore të Europianit, që po zhvillohet në vendin tonë. Në takimin e parë ndaj Çekisë, e luajtur në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë e rinj që drejtohen nga Xhemal Mustedanagic u mposhtën me rezultatin e thellë 6-0, duke u shpërfytyruar që në pjesën e parë.

Faza mbrojtëse e Shqipërisë linte për të dëshiruar, me numrin 8 të Çekisë, Wojatschke, që vallëzonte sikur të ishte në një ndeshje stërvitore me një ekip amator në zonën e kuqezinjve. Ai realizoi dy golat e parë në minutat 13’ dhe 19’, si dhe të tretin personal në fillim të pjesës së dytë. Zvoboda dhe Hlozek gjetën gjithashtu rrjetën në minutat 23’ dhe 42 të pjesës së parë. Vacklav Sjek vulosi rezultatin 6-0 pak para se të mbyllej takimi.

Diferencat në fushë ishin aq të mëdha, sa 17-vjeçarët e Shqipërisë e kishin të vështirë të organizonin aksione të rrjedhshme për t’iu afruan zonës kundërshtare. Sfida tjetër e Grupit 8 eliminator mes Azerbaixhanit dhe Norvegjisë përfundoi me fitoren 1-4 të nordikëve. Në ndeshjen e dytë në grup, Shqipëria do të përballet me Norvegjinë, më 26 tetor, po në “Elbasan Arena”.

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton në formë për sezonin e ri, poston FOTON surprizë

Delo.autor

Zyrtare: Mësohet destinacioni i ri i legjendës Gerrard!

Sadik.Autor

“KRIJOVA NJË EKIP KU IDEALI ISHTE NDERI I FLAMURIT”/ De Biasi: Shqipëria fiton edhe finalen, mos më pyesni për…

Delo.autor

Leave a Comment