Futboll Shqipëri Sport

QARRI HUMB DURIMIN/ Plas te Kamza: Presidenti pezullon “gjysmën” e skuadrës

Kamza po kalon një moment kritik dhe pas paralajmërimit të presidentit Naim Qarri, se në rast rezultati negativ edhe në Korçë do të merreshin masa, tashmë bëhet realitet. Mësohet se vetëm pak minuta më parë, kur skuadra nisi stërvitjen, kreu i klubit u ka komunikuar pezullimin pa afat me motivacionin: “mungesë impenjimi” lojtarëve Nuredin Orelesi, Klaudio Bonani, Nestor Martinena, Xhulio Mehmeti dhe Ognjen Roloviç.

Të pestë konsiderohen titullarë te Kamza dhe drejtuesit kanë pritur më tepër nga ata në këtë fazë të parë. Në fakt, vetëm malazezi Roloviç e ka justifikuar me dy gola, ndërsa argjentinasi Martinena ende s’ka shënuar këtë kampionat. Ndeshja me Tiranën pritet të jetë shansi i fundit jo vetëm për lojtarët, por me shumë mundësi edhe për stafin teknik.

 

Related posts

Arrihet marrëveshja, Higuaini largohet nga Juventusi për 54 milionë euro

Sadik.Autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDH NË VERË/ Milani në negociata me brazilianin e “Katalanasve”, ja shifra e çmendur.

Delo.autor

2 SFIDAT MIQËSORE ME KOSOVËN U-19/ Trajneri Neveil Dede tregon strategjinë e ekipit kombëtar

Delo.autor

Leave a Comment