Champions League Futboll Sport

MILANI DHE INTERI NË FESTË/ Presidenti i FIFA-s zbulon planin e ri për Botërorin e Klubeve

Planet për të ringjallur Botërorin e Klubeve janë rikthyer në agjendën e FIFA-s. Këshilli qeverisës do të takohet në Kigali, Rwanda dhe presidenti Gianni Infantino po planifikon një “mini-Kupë Bote”.

Intantino i ka shkruar pjesëtarëve të këshillit në majin e kaluar duke theksuar planet e tij janë serioze dhe solide, duke shtuar se ka gjetur një grup investitorësh që do të ishin gati të shpenzonin 25 miliardë dollarë në një cikël 12-vjeçar më 2021.

Letra nuk shfaqi identitetin e investitorëve por disa raporte mediatike kanë bërë të ditur se konglomerati japonez SoftBank Group është në krye, ndërsa do të mbështetej nga fondi i Arabisë Saudite, sipas The Times.

Ndryshimi i Infantino-s do të sillte një ndryshim të madh në kalendarin ndërkombëtar.

Kompeticioni aktual i Botërorit të Klubeve, i cili zhvillohet çdo vit dhe marrin pjesë shtatë ekipe, do të zgjerohej në 24 ekipe dhe do të luhej një herë në katër vite, sipas propozimit.

The Times raporton se Liverpool, Manchester United, Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Juventus, Ajax, AC Milan dhe Inter do të ftoheshin të merrnin pjesë në edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube.

Related posts

ZYRTARE/ Liverpool ndan rrugët me trajnerin Arne Slot

F.autor

FUNDJAVA E FUNDIT NË RELAKS PËR RONALDON/ CR7 së bashku me Georginan kthehen nga Madeira, publikojnë FOTO romantike

Delo.autor

PËLQEHET SHUMË NGA REAL MADRIDI/ Kampioni i botës: Edhe nëse Zidane më thërret, kjo nuk më…

Delo.autor

Leave a Comment