Futboll Shqipëri Sport

DUELI PËR KREUN/ Partizani-Skënderbeu, supersfida e sulmeve më të mira

Partizani – Skënderbeu do të vërë përballë edhe dy sulmet më të mira të kampionatit. Fakti që janë në krye të klasifikimit, i detyrohet edhe rendimentit finalizues të të dyja skuadrave, me të kuqtë që kanë shënuar në fazën e parë 11 gola, kundrejt 11 të korçarëve. Tejet interesante për t’i parë përballë edhe në këndvështrimin e elementëve apo sistemeve që aplikojnë të dy rivalët e mëdhenj të Superiores, me Gegën dhe Shehin që prezantojnë përballjen e dy mënyrave të ndryshme për të çuar lojtarët e tyre te rrjeta.

Në kampin e kuq preferohet skema 4-4-1-1, Mensah pas Bardhit, ndërsa Asani dhe Mala nga krahët. Një katërshe ofensive që mirëkuptohen me sy mbyllur, mund të ndryshojnë pozicionet duke mos u lënë pika referimi mbrojtjeve kundërshtare, Bardhi, edhe pse në majë të skuadrës, di të shërbejë me sy mbyllur, Asani dhe Mala janë pistonët e krahëve, të gatshëm për t’u futur në zonë dhe ndëshkuar në çdo moment me ndryshimin e pozicioneve, ndërsa Mensah, falë dhe kualitetit teknik, ka shënuar deri më tani 3 gola, edhe pse Gega preferon ta përdorë në segmente të caktuara të lojës dhe jo përgjatë gjithë 90- minutëshit, ndoshta mënyra ideale për të marë më të mirën e tij.

Te Skënderbeu është krejt tjetër skemë, Shehi i qëndron besnik 4-3-3 dhe, ndryshe nga Partizani, ka qendërsulmuesit ideale për të bërë “pykën” klasike, Krasniqi dhe Oto John ofrojnë forcë fizike, aftësi për të goditur portën dhe shpejtësi, megjithëse pika e vërtetë e forcës e skuadrës korçare deri në këto momente janë sulmuesit e krahut. Nazmi Gripshi apo Dejvi Bregu, edhe pse me karakteristika të ndryshme, janë vendimtar՞. Të dy punojnë jashtëzakonisht edhe në aspektin mbrojtës.

Shehi kërkon presion të lartë dhe kthimin e tyre menjëherë në pozita mbrojtëse kur nuk kanë topin, çka ofron kilometra më shumë për të përshkuar. Gripshi është një piston i vërtetë dhe ndaj Kukësit tregoi se di të jetë edhe një snajper në zone. Klasi i Bregut dihet, është njeriu që mund ta zgjidhë ndeshjen në çdo moment, një nga ata lojtarë që duhet t’i dublosh markimin me shpresën për ta neutralizuar. Asani, Mala, Bardhi e Mensah, përballq Bregut, Griphsit, Krasniqit apo Oto John, kryendeshja e javës së 10-të është dhe një sfidë e rëndësishme e sulmeve më të mira të kampionatit.

Related posts

OLIANKA SËRISH PROTAGONIST/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut shënon në kampionat (VIDEO)

Delo.autor

Zbulohen deklaratat e lojtarëve të Skënderbeut në UEFA

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Valencia. Rezultati 3-1

Delo.autor

Leave a Comment