Futboll Seria A Sport

REALI APO JUVENTUSI? Kjo është përgjigja BEFASUESE që jep RONALDO

Cristiano Ronaldo nuk ka pranuar të krahasoj ish-skuadrën Real Madridin me Juventusin. Portugezi ka folur para takimit mes skuadrës italiane të Juves si dhe Manchester Unitedit, ku vite më parë shkëlqeu portugezi.

I pyetur nga gazetarët për dallimin mes spanjollëve dhe anglezëve, CR7 ka pohuar se të dyja janë ekipe të mira dhe ka eksperienca të ndryshme.

“Unë nuk dua ta krahasoj Real Madridin me Juventusin. Janë dy skuadra të pabesueshme, klube fantastike. Kam kryer udhëtimin tim me Real Madridin dhe tani kam filluar kapitullin e ri te Juve, i cili është një nga klubet më të mira në botë”.

“Jam i kënaqur që kam luajtur me Manchesterit, me Real Madridin dhe tani me Juve. Unë jam i lumtur dhe njeri me fat”, tha sulmuesi.

Theksojmë se Ronaldo do të luajë sonte kundër ish-skuadrës, Unitedit duke veshur fanellën e Juventusit.

Related posts

RUSI 2018/ Ja top-formacioni spektakolar i mungesave të Brazilit në Kupën e Botës

Sadik.Autor

Ajo që ndodhi në fushë, mbetet në fushë – shikoni çfarë bën Ronaldo dhe Buffon pas ndeshjes

Sadik.Autor

“NDODHI E PAIMAGJINUESHMJA”/ Flet trajneri Conte: Juventus? Jemi krenarë që do ndeshemi si…

Delo.autor

Leave a Comment