Futboll Seria A Sport

COVID-19/ Përkeqësohet gjendja në Seria A, dy të infektuar të tjerë në rradhët e Napolit

Elmas dhe një pjestarë i stafit të ekipit janë dy të infektuarit e tjerë me COVID-19 në rradhët e Napolit. Numri i të infektuarve në skuadrën e Spaletit qëndron i madhë, por sfida do të luhet gjithsesi.

Sipas Sportitalia, në testimet e bëra këtë mëngjes, në hotelin ku po akomodohet skuadra e Napolit në Torino, Elmas së bashku me një pjestar të stafit rezultuan pozitiv me COVID-19. Mungesa e futbollisti nga Maqedonia e Veriut do të jetë një problem më shumë për Spaletin, i cili do të duhet të bëjë edhe pa shumë lojtarë të tjerë të cilët jan të infektuar ose të dëmtuar.

Edhe pse Napoli vazhdon të jetë një vatër infektimesh në Seria A, sfida me Juventusin gjithsesi do të luhet ashtu siç ishte parashikuar. Ekipi i Alegrit duket se nuk ka problem me lojtarë të infektuar dhe është gati për sfidën e sotme.

Related posts

Barazimi ndaj SPAL, Inter në krizë totale. 7 javë pa fitore në Serie A

Q.Autor

11 të kuq në karrierë/ 20 agresione s’janë ndëshkuar. Ja “lista e zezë” e RONALDOS

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Ishin dëshirë e drejtuesve të Partizanit, “demat” ndërpresin bisedimet me dy lojtarët…

Delo.autor

Leave a Comment