Futboll La Liga Sport

RONALDO E DO NË TORINO/ Ylli brazilian frenon Juventusin: Nuk kam marrë asnjë…

Mediat italiane shkruajnë se Marcelo dëshiron Juventusin, gjë e cila tashmë i është komunikuar edhe Real Madridit, në mes të krizës së mprehtë të rezultateve në “Santiago Bernabeu”. Flitet se braziliani është i etur për t’u bashkuar me shokun e tij të madh, Cristiano Ronaldo, në Torino.

Goli në fitoren 2-1 të së martës mbrëma kundër Viktoria Plzen, që ndaloi agjërimin e “Los Blancos” në këtë drejtim, theu edhe heshtjen e Marcelos. I gjendur para pyetjes shumë të drejtpërdrejtë, braziliani pohoi: “Unë nuk kam marrë dhe dëgjuar oferta të tilla. Nuk jam shqetësuar fare nga këto thashetheme, edhe pse mendoj se janë të padrejta. Kam kontratë me Real Madridin dhe nuk mendoj se ka ndonjë tjetër “madridista” më shumë se unë”.

Pra, fundi i ëndrrave bardhezi për ta pasur atë në Torino? Javët e ardhshme do të japin përgjigjen përfundimtare, nëse këto deklarata janë pjesë e një negociate, që ndoshta kurrë nuk filloi plotësisht.

Related posts

PRESIDENTI I FUTBOLLIT MALAZEZ/ Savicevic: Nuk do të jetë lehtë ndaj Kosovës në…

Delo.autor

FORMULA 1/ Toto Wolff: Titulli nuk duhet të vendoset nga një kontakt në pistë

Delo.autor

MOTO GP/ Kampioni i botës mbyll sezonin, rikthimi në pistë vitin e ardhshëm

Delo.autor

Leave a Comment