Champions League Futboll Sport

SUPERSFIDA ME INTERIN/ Valverde nuk ka shumë dyshime, ja kush e zëvendëson MESSIN (FOTO)

Dyshimi i parë për Valverden është pa dyshim se cili do të zëvendësojë Lionel Mesin pas frakturës në krahun e djathtë. Deri tani, trajneri i Barcelonës ka treguar se beson pak te Malkom. Kundër Sevijës ishte Dembele ai që mori pozicionin e kapitenit në të djathtë, duke plotësuar tredhëmbëshin me Suarezin dhe Kutinjon.

barce

Kjo është hipoteza më e mundshme për formacionin në ndeshjen kundër zikaltërve përpara klasikes. Por ka edhe një alternativë të dytë, që është kalimi me skemën 4-4-2, me futjen e Serxhi Robertos në linjën e mesfushorëve dhe spostimin e Kutinjos në sulm, përkrah Suarezit. Pak dyshime për pjesën tjetër të skuadrës:

barcelona
Në portë do jetë Ter Shtegen, me Semedon, Pikenë, Lenglet dhe Albën në mbrojtje. Në mesfushë: Buskets, Rakitiç dhe Artur, me këtë të fundit që mund të kalojë në krah të majtë në rast të kalimit në modulin 4-4-2.

Related posts

KLUBI, GOLAT DHE TRASHËGIMIA/ Pioli sulm Milanit në 3 fronte. Ja “idetë” e trajnerit

Delo.autor

Roma nuk ndalet shënon golin e tretë ndaj Chievos (VIDEO)

Sadik.Autor

Ylli francez mohon akordin me Barcelonën për sezonin e ardhshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment