Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Ylli i MILANIT ishte misioni i zbuluesve të Chelseas në derbi, kuqezinjtë në ANKTH

Milan u mund të dielën me rezultatin 1-0 nga Inter, me derbin e Milanos që u vendos në minutat shtesë me gol të sulmuesit argjentinas të zikaltërve, Mauro Icardi. Pikërisht të pranishëm në këtë derbi, sipas raportimeve nga media britanike, trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri kishte dërguar në mision zbuluesit për të monitoruar dikë në veçanti.

Trajneri i Chelseas mori me vete gjatë transferiit në Londër nga Seria A, ish-futbollistin e tij te Napoli, Jorginho, për të realizuar edhe në Angli aplikimin e filozofisë së “Topi-Sarri”. Tashmë raportimet sugjerojnë se Sarri është i interesuar të nënshkruajë me Alessio Romagnoli, kapitenin e skuadrës së Milan. Romagnoli mban shiritin e kapitenit te kuqezinjtë që pas largimit të Leonardo Bonucci.

Romagnoli konsiderohet të jetë një prej mbrojtësve të rinj më të mirë në Europë dhe ka qenë objektiv i Manchester United që në të kaluarën. Romagnoli mund t’i kushtojë klubit të Chelseas €50 milion, për më tepër për faktin se kapiteni i kuqezinjve sapo ka nënshkruar kontratën e re me klubin e Milan.

Related posts

BEFASOHEN “BLUTË E LONDRËS”/ Cardiffi nis me gol fantastik pjesën e dytë (VIDEO)

Delo.autor

SËRISH POLEMIKA NË PREMIER/ Pukki nuk i beson syve, VAR anulon golin për milimetra (VIDEO)

Delo.autor

REVOLUCION TEK “KATALANASIT”/ Busquets rrezikon stolin, Koeman dëshiron tek Barcelona yllin e Ajax…

Delo.autor

Leave a Comment