Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Horge Mendes ka gati dhuratën e tretë për Juventusin

Pas Kristiano Ronaldos dhe Zhoao Kanselos, menaxheri i njohur portugez, Horge Mendes, është gati të transferojë te Juventusi një tjetër lojtar të kalibrit botëror. Këtë radhë bëhet fjalë për një portier, për spanjollin David De Gea.

Portieri i datëlindjes 1990, i cili aktivizohet me Mançester Junajtid, sipas zërave që vijnë nga Anglia, konkretisht nga portali “Caughtoffside.com”, mund të bashkohet shumë shpejt me bardhezinjtë.

Për momentin, klubi i madh italian po vlerëson situatën, për të kuptuar më qartë, nëse ia vlen ta bëjë këtë operacion, kur ka në skuadër dy portierë si Shezni dhe Perin. Menaxheri Mendes ndërkohë po përgatit terrenin për t’i dhënë Juventusit një tjetër element me shumë vlera.

Related posts

“ZGJOHUNI NGA GJUMI”/ Lampard zbulon bisedën me ekipin në pushimin e pjesës së parë në derbi

Delo.autor

Edhe Benzema në Serinë A

Sadik.Autor

PLANIFIKOJNË STRATEGJINË E TRANSFERIMEVE/ Ja 3 lojtarët që Milani do t’i largojë këtë verë

Delo.autor

Leave a Comment