Bundesliga Futboll Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Bayern Munich mposht Bremenin e Rashicës me përmbysje

Bayern Munich e ka rigjetur rrugën e fitores në Bundesligë duke e mposhtur 2-1 Werder Bremenin e anësorit kosovar, Milot Rashicës, të dielën në Bremen.

Pas tri ndeshjeve pa fitore në tri javët e fundit në ligë, dy barazime dhe një humbje, skuadra e Niko Kovacit e mundi 2-1 Werder Bremenin në një ndeshje të ngjeshur në “Weserstadion” në Bremen.

Trajneri Florian Kohfeldt nuk i dha asnjë minutë lojë anësorit në formë të ekipit kombëtr të Kosovës, Milot Rashicës, në humbjen e Bremenit.

 Serge Ganbry shkëlqeu në fitoren e bavarezëve duke i shënuar të dy golat e triumfit.

Ai e hapi serinë e golave në minutën e 20-të të takimit, para se Yuya Osako të realizonte për 1-1 në minutën e 33-të.

Një çerek brenda pjesës së dytë, Gnabry shënoi përsëri atë që ishte foli i fitores së rëndësishme për të ardhmen e kroatit Niko Kovac në stolin e kampionit në fuqi të Bundesligës.

Kjo fitore e çon në pozitën e tretë Bayern Munichun, por përsëri e lë nëntë pikë prapa liderit Borussia Dortmundit.

Kjo si pasojë e triumfit të Dortmunidt sot ndaj Freiburgut 2-0.

Lideri i Bundesligës fitoi falë golave të Marco Reus, i cili nga penalltia i dha epërsinë skuadrës së tij në minutën e 40-të.

Epërsinë e Dortmundit e dyfishoi Paco Alcacer në minutën e 91-të.

Dortmundi mbetet lider me 33 pikë, shtatë më shumë se përcjellësi i parë Borussia Monchengladbach në pozitën e dytë.

Bayern Munich tani renditet në vendin e tretë me 24 pikë.

Related posts

ATLETICO-REAL MADRID/ Reguilon është titullar në këtë ndeshje derbi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Skënderbeu-Teuta, Bushiç dyfishon shifrat për “durrsakët”

Delo.autor

NGA “PICCIRIDDU” TEK LIDER TË VËRTETË 28-VJEÇ/ Dybala, simbol i ciklit të ri të Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment