Futboll Sport

E BUJSHME/ Benzema e pranon se duhet të përmirësohet: Pa Ronaldon është ndryshe

Pas largimit të Kristiano Ronaldos, përgjegjësia e madhe për të shënuar gola bie mbi Karim Benzemanë. Në fakt, ai është një nga lojtarët më të kritikuar sepse, pavarësisht rasteve që ka skuadra spanjolle, nuk arrin t’i shndërrojë në gol. Ai e pranon se duhet të bëjë më mirë dhe analizon si është të luash pa Kristiano Ronaldon.

“Tani nuk ka më ndeshje të lehta. Të gjithë kundërshtarët duan të marrin pikë. E rëndësishme është që morëm fitoren. Në fund të fundit njerëzit këtë kërkojnë. Trajneri? Kemi shumë besim tek ai dhe jemi të gjithë bashkë. Nuk është gjithmonë faji i trajnerit kur gjërat nuk shkojnë siç duhet. Ai zgjedh lojtarët dhe jemi ne ata që duhet t’i tregojmë gjërat në fushë. Unë e di që duhet të përmirësohem, por jap gjithmonë maksimumin për skuadrën. Ronaldo? Tani që nuk është ai, më duhet të bëj sulmuesin e parë, ndërsa me të luaja pak më i tërhequr”, thotë francezi.

Related posts

Owen: Kur shkova te Real Madridi, qava pothuajse gjithë rrugën deri në aeroport

Q.Autor

Barcelona u shpall kampione, reagimi i Deulofeu do të iu shokojë

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja pse Real Madrid hoqi dorë nga Hakimi! Marokeni i tretë në historinë e Interit

Delo.autor

Leave a Comment