Futboll Sport

E BUJSHME/ Real Madridi avancon tratativat me Antonio Conten

Pas mediave italiane, vijnë konfirmime edhe nga ato britanike, mbi një kalim të mundshëm të ish-teknikut të Chelseat, Antonio Conte, te klubi i madh spanjoll, Real Madrid.

Sipas “Sky Sport”, emisarë të Florentino Perezit kanë kontaktuar teknikun italian dhe kanë konfirmuar disponueshmërinë e tij, për të marrë drejtimin e klubit spanjoll.

Julen Lopetegui i ka ditët e numëruara në stolin madrilen dhe një humbje ndaj Barcelonës në El Classicon e kësaj fundjave, do të sillte shkarkimin e menjëhershëm.

Për të zënë vendin e tij, Perez kërkon të sjellë pikërisht teknikun italian ,që ka një eksperiencë të madhe në klube si Juventus, Chelsea, por edhe Kombëtarja italiane.

Aktualisht Conte vijon të jetë nënë kontratë me Chelsean dhe merr rrogë nga londinezët, ndonëse është shkarkuar, por në rast se firmos me Realin, prishet automatikisht kontrata me anglezët.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Ish-presidenti i Barcelona-s: Moratti më ofroi 250 milionë për…

Delo.autor

NA ISHTE NJË HERË MILANI/ Eleminimi: Grekët i kthejnë kuqezinjtë 17 vite pas 

Isa.Autor

I PANDALSHMI LIVERPOOL/ “Mbreti” i thyerjes dhe vendosjes së rekordeve të reja (STATISTIKAT)

Delo.autor

Leave a Comment