Futboll La Liga Sport

PIKANTE/ Në El Clasicon e fundit pa Messin e Ronaldon, Iniesta dhe Sneider ishin me flokë

Dëmtimi që Lionel Messi pësoi gjatë ndeshjes kundër Sevillës ka bërë që “beteja” e së dielës mes Barcelonës dhe Real Madridit të jetë e para në 11 vite, ku nuk do të marrin pjesë as argjentinasi e as Cristiano Ronaldo.

Aq shumë kohë ka kaluar që nga ajo ndeshje, sa që Wesley Sneijder dhe Andreas Iniesta atëherë kishin flokë.

Image

Hera e fundit që një El Clasico ishte zhvilluar pa këta të dy kishte qenë në vitin 2007, të cilin e kishte fituar Real Madridi me rezultat 1-0, përmes golit të shënuar nga Julio Baptista.

Messi do të mungojë në ndeshjen e së dielës për shkak të lëndimit që e pësoi në ndeshjen e së shtunës kundër Sevillës, ku pasi ra në tokë në një mënyrë të papërshtatshme e theu krahun e djathë. Ai pritet të mungojë në ndeshjet e tri javëve të ardhshme.

Ndërsa, mungesa e Ronaldos vjen pasi ai u transferua te Juventusi gjatë merkatos së verës.

Para ndeshjes së vitit 2007 Real Madridi kishte qenë lider i La Ligës, me katër pikë më shumë se Barcelona, këtë herë gjërat kanë ndryshuar.

Ndryshimi mes dy klubeve përsëri është vetëm katër pikë, por kryesues tani janë katalanasit.

Related posts

OFERTË NGA KAMPIONATI UKRAINAS/ Zbulohet shifra e refuzuar nga Tirana për Ismajlgecin

Delo.autor

NUK ËSHTË TEKNIKU I BAYERN/ Trajneri më i shtrenjtë në historinë e Bundesliga-s, ja klubi që vendos rekord…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ FLAMURTARIT/ Trajneri Duro: Kjo ndeshje u zgjidh shumë shpejt!

Delo.autor

Leave a Comment