Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Edhe Gareth Bale përfshihet në skandalin e shmangieve të taksave në Spanjë

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, ka marrë një gjobë prej 337 mijë eurosh nga autoritetet tatimore të Spanjës për shmangie të taksave nga të ardhurat e të drejtave të imazhit.

“El Mundo” ka raportuar se gjoba ka të bëjë me një incident të vitit 2013, vit në të cilin u transferua te Real Madridi nga skuadra e Tottenhamit.

Bale atë vit nuk i ka deklaruar të hyrat nga të drejtat e imazhit dhe për këtë arsye tani duhet ta paguajë gjobën, në të cilën është përfshirë edhe interesi i përgjithshëm.

Kohët e fundit, një numër i madh i futbollistëve kanë marrë gjoba nga autoritetet tatimore të Spanjës për shkak se nuk kanë deklaruar në mënyrë korrekte të ardhurat nga reklamat.

Më herët janë gjobitur edhe Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.

 

Related posts

“AUTOBUZI MË I SHTRENJTË NË BOTË”/ Granit Xhaka & CO udhëtojnë me urbanin e linjës para sfidës së yjeve (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Egbo me një kuadër gjysmake, ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

KATAR 2022/ Zbulohet “taksa e mëkatit”

Delo.autor

Leave a Comment