Futboll Sport

MEMA ME NJË “ARMË” PLUS/ Ndaj Kamzës ka një rikthim të rëndësishëm

Edhe pse jo në maksimumin e tij, Dejan Blazhevski është kthyer në stërvitje. Sulmuesi dje ka vrapuar rreth fushës, por këtë herë ai kishte veshur këpucë me taka.

Te Tirana shpresojnë shumë për një riaftësim të Blazhevskit për ndeshjen me Kamzën edhe pse tani, bardheblutë, kanë në dispozicion vetëm dy sulmues, Ernest Muçin dhe Junus Sentamunë. Sërish dje mungonte, Dorian Kërçiku i dëmtuar dhe Namdi Oduamadi. Skuadra pritet që sot pasdite të vazhdojë stërvitjen, por këtë herë pa praninë e medias. Trajneri Mema e ka bezdi që dikush t’i shohë formacionin dhe për këtë qëllim pritet të fshehë ekipin nga sytë e mediave, ndonëse grupi për momentin ka katër lojtarë më pak.

Related posts

FIORENTINA-INTER/ “Zikaltërit” sërish pa Icardin në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NGA ANSU FATI TEK “JASHTËTOKËSORI”/ Sa luks në sulmin e Barcelonës

Delo.autor

Haradinaj pret kampionët e Kosovës/ Drita i dhuron fanellën me numrin 10

Sadik.Autor

Leave a Comment