Gossip

LUCIANA E LIDHUR ME MESSIN/ Modelja argjentinase zbulon gjithçka!

Edhe pse tashmë ka krijuar një familje, Lionel Messi e ka të vështirë të harrojë marrëdhëniet e mëparshme, pasi ato mbetet në përfliten ende nëpër media. Së fundmi, modelja Luciana Salazar ka folur për historinë e saj me Messin në një program televiziv.

Futbollistja dhe biondja seksi u përfolën para 10 viteve për një marrëdhënie midis tyre, megjithatë duket se gjërat nuk kishin avancuar deri në atë pikë.  Argjentinasja zbuloi se nuk ka qënë asnjëherë e lidhur me “pleshtin” por ka flirtuar dhe ka drekuar me të. Vite më parë, Salazar u shfaq disa herë në stadium në ndeshjet e Messit por kjo zgjati për pak kohë, pasi siç duket mes tyre ka hyrë babai i futbollistit, i cili sapo ka kuptuar se 5 herë fituesi i Topit të Artë po shoqërohej me modelen, i ka ndërruar atij të gjithë numrat e telefonave, në mënyrë që të shmangte kontaktin me argjentinasen.

Pastaj ajo rrëfeu se Messi nuk është i vetmi lojtarë që e ka ngacmuar. Edhe pse nuk i zbuloi emrin, Salazar ka pasur kërkesa nga një futbollist i njohur në Evropë por më pas modelja ka konstatuar me ai ishte i fejuar. Në fund argjentinasja mohoi supozimet e mediave që shkruanin se ajo ka një marrëdhënie me ish-sulmuesin e Juventusit, Marselo Salas.

Related posts

CR7 DHE GEORGIONA PUSHIME NË JAHTIN LUKSOZ/ Portugezi mendon t’i bëjë vetes një dhuratë të veçantë

Delo.autor

DASMË MADHËSHTORE/ Sulmuesi i Milanit i jep fund beqarisë në një ceremoni sekrete (FOTO)

Delo.autor

ËSHTË TIFOZE E “ZJARRTË” E LAZIOS/ Bukuroshja “TËRBON” fansat me FORMAT e saj BOMBASTIKE (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment