Futboll Sport

“MOMENTI I MAKTHIT”/ Guardiola: Gruaja më telefonoi e terrorizuar, pastaj…

Pep Guardiola ka zbuluar se është rikthyer me nxitim në Manchester Arena pasi ka humbur kontaktin me gruan gjatë sulmit terrorist të vitit të kaluar.

22 njerëz janë vrarë kur një kamikaz ka sulmuar një koncert të këngëtares amerikane Ariana Grande më 22 maj të vitit 2017.

Gruaja e Guardiola-s, Cristina Serra, dhe dy vajzat e tyre, Maria dhe Valentina, ishin mes 21,000 fansave në koncert dhe spanjolli thotë se ai humbi kontakt pas sulmit terrorist.

“Isha në shtëpi me djalin tim ndërsa gruaja dhe vajzat ishin në koncert. Në fund ishim me fat. Fatkeqësisht, shumë të tjerë vdiqën.

“Ajo më telefonoi e terrorizuar, por menjëherë u pre linja. Ajo më tha ‘diçka ka ndodhur dhe ne po vrapojmë, por nuk e di se çfarë ka ndodhur,’ më pas u pre linja. U mundova ta telefonoja përsëri por nuk funksiononte.

“Shkova në arenë. Pas pesë minutave ajo më telefonoi përsëri duke më thënë se kishte dalë jashtë.”

Related posts

NË PRAG “EL CLASICO”-S/ Jordi Alba këshillon rivalin: Ai nuk mund të krahasohet me…

Delo.autor

Ofertat për Alisson/ Roma fikson çmimin e kartonit për portierin brazilian

Isa.Autor

REAL MADRID-GETAFE/ “Los Blancos” synon fitoren për t’ju afruar rivalit në krye (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment