Futboll Premier League

Arsenali në ‘gjumë’, Klopp ia rrëmben Wenger-it objektivin e janarit

Objektivi i Arsenalit, Malcom, mund të transferohet në Liverpool, ka thënë sot trajneri i Bordeaux, Jocelyn Gourvennec, raporton The Sun.

Sulmuesi brazilian i Bordeaux pritej t’i bashkohej Arsenalit gjatë afatit kalimtar të janarit, por tani trajneri i tij ka lënë të kuptohet se ai mund ta hedhë poshtë mundësinë për të kaluar te “Topçinjtë”, transmeton Express.

Kjo sepse ai e parapëlqen transferimin në “Anfield”.

“Ai po e pyet veten se cila është gjëja më e mirë për të, për të ardhmen e tij. Është e logjikshme”, ka thënë Gourvennec.

“Nëse Liverpooli të kërkon të jesh pjesë e tij, atëherë natyrisht që shkon”, ka shtuar ai.

Related posts

KUKËSI-TEUTA/ Zgjat vetëm 5 minuta festa e kampionëve, sulmuesi Korreira ndëshkon “Durrsakët” (VIDEO)

Delo.autor

INTER VENDOS ÇMIMIN E SHITJES PËR ICARDIN/ Ja dy propozimet për Juventusin

F.autor

Radja Nainggolan në gjendje të dehur, dënohet nga policia

Sadik.Autor

Leave a Comment