Futboll Seria A Sport

Interi me ëndrra të mëdha për titullin dhe Championsin këtë sezon

Një ëndërr, titulli kampion dhe paraqitje dinjitoze në Champions League. Interi është në pritje të rikthimit në gjirin e skuadrës të disa prej lojtarëve më të rëndësishëm si Miranda,Vecino, Perisic dhe Brozovic, të cilët janë të angazhuar me kombëtaret e tyre në Botëror. Sidoqoftë zikaltrit janë të vetëdijshëm që ky sezon do t’i shohë ata tepër aktivë dhe për të rivalizuar Juventusin, Napolin dhe Romën i duhet një skuadër superheronjsh.

Luciano Spalletti mund të qëndrojë i qetë. Drejtuesit e klubit deri më tani kanë arritur të zhvillojnë merkato cilësore dhe që ndoshta ende nuk ka përfunduar. Porta është në duar të sigurta. Handanovic sezonin e kaluar ka arritur të presë 75% të goditjeve që vinin drejt portës së tij dhe në 17 ndeshje nuk ka pësuar gol. Skriniar dhe De Vrij pritet të formojnë një dyshe qendërmbrojtësish të pakalueshëm, të paktën kështu shpresohet.

Në mesfushë ardhja e Nainggolan rrit optimizmin. Belgu është një aset shumë i rëndësishëm për mesfushën zikaltër.

Tango argjentinase në sulm, i udhëhequr nga kapiteni Mauro Icardi dhe Lautaro Martinez, me prurjen e re që ka rritur pritshmëritë. Interi i sezonit të ri ka marrë formë, tashmë mbetet për t’u parë nëse skuadra do të arrijë dot të zhvillojë një kampionat kompetitiv.

Related posts

ANALIZA/ Igli Tare dhe modeli për t’u studiuar, si ia katërfishoi vlerën Lacios

F.autor

LARGIM I PAPRITUR/ Do bëhej takimi me Xhaferin për të ardhmen, Brdariç ikën në Gjermani

Delo.autor

E BUJSHME/ Benzema duhet të përballet me drejtësinë, sulmuesi i Realit thirret në gjyq

Delo.autor

Leave a Comment