Futboll La Liga

Zidane ka një ofertë “të çmendur”, nëse e largon Florentino Pérez (nuk është PSG)

Lëvizje te Real Madridi, ndërkohë që stuhia e zjarrtë në “Bernabeu” fillon të vërë në pikëpyetje edhe figurat deri më sot të paprekshme. Përtej “tridentit” BBC, i cili është në qendër të vëmendjes, këtu përfshihet edhe Zinedine Zidane. Trajneri francez, duke parë ecurinë e të tijve në këtë sezon, mund të shihte fundin ciklit të tij në “shtëpinë e bardhë”. Florentino Pérez tashmë numëron disa emra për të zëvendësuar trajnerin francez. Një prej tyre ka qenë në axhendën e presidentit Perez për shumë vite: Joachim Low.

Trajneri gjerman mund të largohet nga drejtimi i kombëtares gjermane pas Kupës Botërore në Rusi. Është momenti që Florentino Perez pret t’i japë atij dorën. Një tjetër teknik, që me të vërtetë i pëlqen Real Madridit, është Antonio Conte, i cili do të përpiqet të rrëzojë Barçën në 16-shen e fundit të Ligës së Kampionëve me Chelsea e tij. Italiani është alternativa për Low.

Sa i takon Zidanes, është një skenar, që nuk duhet përjashtuar, pasi mësohet se trajneri francez ka oferta të rëndësishme në tavolinë. Dhe kjo nuk ka të bëjë me PSG-në (edhe pse ky klub, gjithashtu, e ndjek më nga afër). Pa shkuar më tej, ekipi kombëtar francez është me të vërtetë i interesuar të ketë në drejtim “Zizou”. Pas “Rusia 2018” do të vendosë se çfarë do të bëhet me Didier Deschamps, trajnerin aktual të “gjelave”. Në rast të triumfit, Deschamps do të vazhdojë. Por, sapo të dështojë, ditët e tij numërohen mbrapsht. Zidane është një nga alternativat e para, që do të thotë rikthimin e Karim Benzema në ekipin kombëtar francez.

Related posts

PO SHKËLQEN NË SERIE A/ Fantastik Rrahmani, shqiptari i Kosovës gjen sërish rrugën e rrjetës (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA-EIBAR/ Sfida në “Camp Nou” nisi me vonesë, arsyeja është e çuditshme! (FOTO)

Delo.autor

TRANSFERIMI I MODRIÇ TEK INTERI/ Gjithçka varet nga … Tottenham

Sadik.Autor

Leave a Comment