Futboll Sport

ME HANXHAR NË STËRVITJE/ Ish-talenti i Tottenham tmerron skuadrën

Çfarë mund të bënte tjetër kryesia e klubit të Hendon, në Southern League Premier Division South, kur konsideron faktin që Laste Dombaxe, futbollisti me një të kaluar në të rinjtë e Tottenham, u paraqit në fushën e stërvitjes me një machete (hanxhar)?.

Qëllimi, sipas raportimeve të “The Sun” ishte që të trembte shokët e skuadrës, më të rinj se ai, por shakaja iu kthye si bumerang mesfushorit. 23-vjeçari në fakt u kritikua për veprimin, nga ana e shokut të skuadrës, Morgan. Nga ai moment u ndez një konfrontim, që përfundoi fatmirësisht pa një përdorim të mirëfilltë të armës, që u vu në funksion vetëm për të çarë gomat e sulmuesit që ishte ankuar ndaj Dombaxe.

Rezultati, Hendon vendosi të prishë kontratën me të dy futbollistët, por jo përpara se të gjobisë protagonistët me pagën e dy javëve. Një fund I shëmtuar për ish-futbollistin e Tottenham. Dhe të mendosh që në 2013, kur luante me të rinjtë ishte konsideruar si një prej futbollistëve më me prespektivë te Spurs, si dikush që mund të ndiqte gjurmët e Harry Kane. Por më vonë, nisi rënia dhe tashmë, pas kësaj shakaje të hidhur, rrezikon që të mos i ofrohet asnjë shans tjetër./Telesport

Related posts

KËRKON PËRFORCIME/ Tre serbë ndërpresin kontratën, klubi i Kategorisë së Parë futet në merkato

Delo.autor

“TMERROI” BARCELONËN/ Ikona e Flamurtarit zë vendin e veçantë në “Air Albania” (FOTO)

Delo.autor

LËSHON NJË DEKLARATË/ Balotelli: Nëse Mancini më thërret në kombëtare, shkoj në këmbë nga Turqia

Delo.autor

Leave a Comment