Futboll Seria A Sport

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Presidenti i Juventusit reagon për herë të parë ndaj Ronaldos

Presidenti i skuadrës së Juventusit, Andrea Agnelli, i ka dalë në mbrojtje yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo, që akuzohet për përdhunim.

“Kur ka probleme, unë prirem t’i shoh njerëzit në sy. U bëj atyre pyetje të drejtpërdrejta dhe përgjigjen e gjykojnë vetë. Unë jam shumë i qetë, pasi kam folur drejtpërdrejt me të, menjëherë sapo ka dalë çështja. Pozicioni dhe sjellja e Ronaldos në ditët dhe javët që pasuan vetëm konfirmuam ndjenjën time fillestare.

Është një rast personal, por kam folur me Pavel Nedved dhe Fabio Paratici, të cilëve iu kërkova t’i thonë Cristianos se dera dhe porta e Juventusit do të jenë gjithmonë të hapura, sa herë që të ketë nevojë për diçka.

Ne jemi këtu për ta përkrahur atë dhe e njëjta gjë vlen për çdo njeri te Juventusi, kur ata kanë nevojë për ndihmë dhe kur jemi të bindur se sillen si duhet”, tha Andrea Agnelli

Related posts

“XHIRAFA, TI JE?” Ja momenti kur Regulion përqafon Courtois me mall (VIDEO)

Delo.autor

“BOMBA” E UEFA-s ZBULON/ Si u trukua Kukësi 3-1 Kastrioti. U hodhën baste… (FOTO)

F.autor

Konfirmohet dëmtimi, Romagnoli 1 muaj jashtë fushave

Sadik.Autor

Leave a Comment