Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA/ Nedved bën pazar me Manchester Cityn për “YLLIN” e Juventusit

Juventusi vazhdon të ëndërrojë Marcelon nga Reali i Madridit, por ndërkohë duhet të ruhet që të mos humbë Alex Sandron, pa gjetur një zëvendësues të denjë.

Në ndeshjen e së martës në mbrëmje, në “Old Trafford”, në tribunë kanë qenë të pranishëm emisarë të klubit të Manchester Cityt, të cilët kanë mbajtur nën vëzhgim mbrojtësin e majtë brazilian dhe më pas janë parë që të bisedojnë me zëvendëspresidentin bardhezi, Pavel Nedved.

Image

Shumë burime angleze nënvizojnë se Pep Guardiola është i bindur se Alex Sandro është përforcimi i duhur për korsinë e majtë të Cityt dhe është gati që të plotësojë kërkesat ekonomike të “Zonjës së Vjetër” (Juventus pretendon të paktën 60 milionë euro), që në merkaton e janarit.

Related posts

ËSHTË AKTIVIZUAR VETËM NË 2 SFIDA KËTË SEZON/ Koeman nuk e do në ekip, lojtari mbetet “peng” tek Barcelona

Delo.autor

NDIZET ATMOSFERA/ Tifozët presin si heronj autobusin e ekipit të Inter-it, festa e kampionëve edhe në Milano (VIDEO)

Delo.autor

Guardiola: MESSI apo RONALDO? Epoka e të dyve është fenomenale, por LEO është…

Isa.Autor

Leave a Comment