Futboll Sport

“EL CLASICO” PËR NEYMAR/ Largohet nga PSG në fund të sezonit

Barcelona ose maksimumi në Madrid, e sigurt jo më Paris. E ardhmja e Neymar duket e shkruar, një histori e cila javë pas jave lidhet gjithnjë e më shumë me rikthimin e tij në La Liga. O Ney është shumë nostalgjik për të kaluarën e tij tek Barça dhe këtë ia ka bërë të qartë miqve të tij. Lojtarët e Barçës gjithashtu janë nostalgjik për ditët ku Neymar ishte pjesë e tyre dhe në çdo moment janë shprehur pro një rikthimi të brazilianit në skuadër.

Neymar dëshironte të ishte mbret, në Paris e ka arritur diçka të tillë por as kjo nuk ka mjaftuar për ta bërë të lumtur. Disa miq të ngushtë të Neymar kanë rrëfyer për të përditshmen spanjolle Mundo Deportivo, se Neymar nuk është aspak i lumtur në Paris, pasi dihet që ambienti është i rëndësishëm për futbollistët brazilian, e për këtë arsye Neymar po bën gjithçka është e mundur për tu rikthyer në Spanjë. Gjithnjë sipas miqve të Neymar, e sigurt është se në fund të sezonit do të largohet nga PSG por mbetet për tu parë nëse do të rikthehet tek Barça apo do të provojë një kalim të bujshëm tek Reali siç bëri dikur fenomeni Ronaldo.

Në këtë pikë Barça është në avantazh pasi dihet lidhja e Neymar me lojtarët por në të njëjtën linjë nuk e shohin drejtuesit e klubit të cilët janë skeptikë nëse Neymar është pasuesi ideal i Messit. Nga ana tjetër Real Madrid pret vetëm një sinjal nga braziliani për të vënë në jetë një tjetër lëvizje të bujshme, që sigurisht nuk do të pritej mirë  as nga Messi me shokë por as nga tifozët e Barcelonës.

Related posts

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Chelsea-Krasnodar. Rezultati 1-1

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Armando Sadiku firmos me klubin e ri spanjoll… (FOTO)

Delo.autor

“GJIMSHITI, MES 5 MË TË MIRËVE NË EUROPË”/ Trajneri Reja: Bergamo e meriton një trofe prej… pandemisë

Delo.autor

Leave a Comment