Futboll Seria A Sport

PAMJE TË FRIKSHME/ Goditje PA MËSHIRË, dhunohen BARBARISHT dy tifozët nga… (VIDEO)

Roma arriti të fitonte përballë CSKA Moskës me rezultatin 3-0, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e parë në grup me gjashtë pikë, njësoj me Realin e Madridit dhe dy më shumë se ekipi rus. Në stadium morën pjesë rreth 46 mijë tifozë, ku 1500 kishin ardhur nga Rusia.

Të dy ekipet njihen për tifozëritë e tyre të dhunshme, ndërsa policia italiane kishte marrë masa për shoqërimin e ultrasve rusë. Megjithatë, ka patur përplasje mes palëve, para dhe pas takimit të Champions-it.

Në një video të publikuar nga “Troublemakers”, shihen dy tifozë rusë, të cilët dhunohen nga disa tifozë të Romës. Një romanist nuk përmbahet dhe tregohet i pamëshirshëm. Goditje të shumta me mjet të fortë drejtuar dy tifozëve të CSKA-së, të cilët ndodhen të shtrirë në tokë, ndërsa të tjerët mundohen ta qetësojnë. “Luixhi, mjafton, hajde këtu”, dëgjohet thirrja kundrejt tifozit, i cili nuk kursehet me goditjet e tij. Grupi i ultrasve të Romës largohet përpara ardhjes së policisë, me dy rusët e pafat që, me siguri, do të jenë kthyer në Moskë me jo të gjitha brinjët në rregull.

Related posts

Genova-Milan në rrezik moti i keq mund të anuloj ndeshjen

Q.Autor

Gazeta pranë Juventusit flet për një shkëmbim mes Allegrit dhe Zidane

Sadik.Autor

Vazhdon operacioni fshesa, Teuta largon yllin e Perugia

Sadik.Autor

Leave a Comment