Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ZYRTARE/ Mbrojtësi i Kombëtares ndërmerr hapin e madh në karrierë, transferohet tek klubi spanjoll…

Tashmë është zyrtare, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ivan Balliu ka firmosur me skuadrën madrilene të Rajo Vajekanos, e cila këtë sezon do të militojë në La Liga pasi këtë sezon u ngjit nga Segunda Division.

29-vjeçari ka firmosur një kontratë dy-vjeçare me skuadrën e Vajekanos duke ndërmarrë hapin e madh në karrierë duke luajtur në La Liga, ai gjithashtu gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e Almerias.

Balliu ka mbajtur veshur edhe fanellat e Barcelonës B, Metzit në Francë Arukës në Portugali dhe të rinjve të Zhironës në Spanjë.

Lajmin e transferimit të Ivan Balliut tek Rajo Vajekano e ka bërë vetë publike klubi madrilen me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.

Related posts

XHELOZI NË MADRID/ “Senatorët” duan rritje page

Isa.Autor

E LARGUAN PASI E QUAJTËN DËSHTAK/ Silva përshëndet Milani me gol

Delo.autor

Guardiola nuk di të ndalet, gati dy përforcime gjatë merkatos së Janarit

Q.Autor

Leave a Comment