Futboll Shqipëri Sport

“DRIDHET” ALBAN HOXHA/ KAFSHIMI në FAQE dhe pije alkoolike, drejtuesit e Partizanit e…

Alban Hoxha nuk luajti ndaj Luftëtarit, pasi u kthye i dëmtuar nga grumbullimi me Kombëtaren. Ndonëse në fazë rikuperimi, si rrallëherë në vitet e fundit, portieri i të kuqve u bë objekt i lajmeve në rrjetet sociale.

Kapiteni i kuq u pa duke shijuar jetën e natës, madje në disa foto ai ishte edhe me futbollistë të rinj të Partizanit, në një lokal ku tymoset shisha dhe me pije alkoolike përpara. Kjo sjellje e kapitenit ka qenë objekt diskutimi në mbledhjen e fundit që bënë të mërkurën në darkë.

Alban Hoxha

Drejtuesit e lartë e kanë kritikuar kapitenin, pasi me veprimet e tij nuk mund të merrej si shembull për të rinjtë, ndaj i është kërkuar që skena të tilla të mos shikohen më, kryesisht të pasqyruara në rrjetet sociale. Sjellja e Hoxhës në javën e fundit i ka surprizuar të gjithë, pasi kapiteni i të kuqve gjithnjë ka qenë diskret dhe i rezervuar me jetën e tij private.

Related posts

Liverpool-Bournemouth, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

“DUAM TË NGUSHTOJMË DIFERENCËN”/ Rrëfehet Nicolo Barella: Me Juventus jemi të barabartë…

Delo.autor

Gati revolucioni tek Gjermania, “sakrifikimi” i parë mban emrin e Ozil

Sadik.Autor

Leave a Comment