Futboll Seria A Sport

INTERI publikon bilancin/ Në podiumin e blerjeve ka një emër surprizë

Gjatë mbledhjes së këshillit administrativ, ku është emëruar si president i ri Steven Zhang, Inter ka bërë publik edhe bilancin e sezonit 2017-18, ku janë përfshirë edhe shumat e shpenzuara për blerjet e bëra në sezonin e fundit.

Suprizat nuk kanë munguar, si ajo qendërmbrojtësit të ri, Alessandro Bastoni (i huazuar te Parma), i blerë nga Atalanta për 31 milionë euro, duke zënë vendin e tretë në podiumin e blerjeve më të shtrenjtat të bëra nga zikaltrit brenda 30 qershorit të 2018-ës, mbrapa krahëve të Radja Nainggolan, i blerë për 39,2 milionë euro, dhe Milan Skriniar, që mes bonuseve dhe kartonit të Gianluca Caprari-t (i vlerësuar 15 milionë euro), është paguar 33,9 milionë euro.

Ndërkohë, për sa i takon shitjeve, zikaltrit kanë përfituar 49,7 milionë euro. Pjesa më e madhe e kësaj shume ka ardhur nga transferimi Davide Santon te Roma për 8,1 milionë euro dhe nga të rinjtë Radu, Bettella, Valietti, Carraro, Odgaard dhe Zaniolo, të cilët kanë dërguar në arkat e klubit plot 31 milionë euro.

Related posts

HUMBI FINALEN E EUROPA LEAGUE/ Trajneri Solskjaer: Ne duhet të mësojmë nga kjo. Nuk duhet ta shijojmë këtë ndjesi…

Delo.autor

LUFTËTARI-PARTIZANI/ Të dy skuadrat vijnë me objektiva të përmbushura (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KAZAKISTAN-SHQIPËRI/ UEFA i beson drejtësinë gjyqtarit me përvojë nga Hungaria

Delo.autor

Leave a Comment