Futboll Seria A Sport

“MURI ZIKALTËR”/ INTERI refuzon 75 milionë euro për SKRINIAR nga gjigantët e Europës

Inter raportohet të ketë refuzuar 75 mln euro nga Manchester United për qendërmbrojtësin Milan Skriniar. Sipas La Gazzetta dello Sport, Jose Mourinnho është i vendosur për të përforcuar prapavijën e tij në Old Trafford.

Ai ka piketuar Skriniar dhe i ka thënë klubit të investojë 75 mln euro për të, por mesa duket nuk ka mjaftuar për Inter. Kjo shifër është dyfishi i asaj që e mori skuadra italiane gjatë verës së 2017-ës.

Mbrojtësi sllovak është vetëm 23 vjeç dhe gjithashtu mund të luajë mesin e fushës.

Ai ka një kontratë deri më 2022 në San Siro, por Inter është duke negociuar për një rinovim që mund të vijë brenda vitit.

 

Related posts

Derbi i zjarrtë i Selanikut/ BASHA dhe MAVRAJ ndezin motorrët e supersfidës

Isa.Autor

Gattuso i jep tjetër ‘fytyrë’ Milanit, kuqezinjtë nuk varen më nga Suso!

Q.Autor

“EURO 2020″/ I mjaftojnë 2 minuta lojë, Forsberg përfiton nga një gabim në mbrojtje dhe ndëshkon Poloninë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment