Futboll Seria A Sport

INTERI E NIS ME “TËRMET 6 BALLËSH”/ Lukaku shqetëson zikaltërit (VIDEO)

Interi e ka nisur vitin 2021 në mënyrën më të mirë të mundshme. Zikaltërit shpartalluan me rezultatin 6-2 Krotonën në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Serisë A.

Fragmenti i parë i lojës u mbyll në barazim 2-2, ndërkohë që pjesë e dytë, u dominua totalisht nga skuadra e Kontes, e cila arriti të realizonte plot 4 herë.

Vlen të theksohet fakti se Lautaro Martinez, shënoi në sfidën e sotme tregolëshin e parë me fanellën e Interit, ndërkohë që festën zikaltërve ja prishi disi dëmtimi i Lukakut. Sulmuesi belg pësoi tërheqje në minutën e 75-të, duke lënë fushën e lojës.

Me këtë triumf, Interi merr përkohësisht kryesimin, në pritje të rezultatit të ndeshjes mes Beneventos dhe Milanit që do të startojë në orën 18:00.

FT: INTER-KROTONE 6-2

Lautaro Martinez 20′, 57′, 78′ Marrone 31′ (autogol), Lukaku 64′ , Hakimi 87′ / Zanelato 12′ , Golemiç 36′ (p)

blob:https://cc.sporttube.com/d7f0dfd5-6c3f-43e3-9472-e2f0301c8557

 

 

Related posts

MADHËSHTORE/ Kolumbia dhuron spektakël në Amerikë, James shënon supergol

Isa.Autor

DUAN TITULLIN/ Partizani pa ASANIN, por rreshtimi i “demave” NUK ndryshon

Isa.Autor

LAMTUMIRË VASILLAQ ZËRI/ Braçe: Do i mungojë të gjithëve, kolegët: Ishte një Messi i vogël

Delo.autor

Leave a Comment