Futboll Seria A Sport

“BOMBA E DITËS/ Dridhen “axurrët”: RONALDO ka thënë “PO”, do rikthehet tek…

Tani që ambientimi me Italinë është kompletuar dhe pasi zhurma mediatike në lidhje me rastin e përdhunimit të supozuar është pakësuar, Cristiano Ronaldo është gati të kthehet te kombëtarja.

Siç ka bërë të ditur “Corriere dello Sport”, sulmuesi i Juventus është gati t’i thotë po trajnerit të Portugalisë, Fernando Santos, dhe të kthehet të bëjë pjesë në listën e të grumbulluarve për dy ndeshjet e fundit të Nations League, që luzitanët do të luajnë më 17 nëntor, në Milano, kundër Italisë dhe më 20, në Guimaraes, kundër Polonisë.

Ronaldo ka kërkuar të mos grumbullohet për ndeshjet e shtatorit dhe të tetorit, në mënyrë që të përshpejtonte procesin e përshtatjes me futbollin italian nëpërmjet stërvitjeve të vazhdueshme. Aktualisht, kampionët në fuqi të Europës, kryesojnë grupin me 6 pikë, të ndjekur nga Italia me 4 dhe Polonia me 1, me këta të fundit që do të bien në Ligën B.

Ndeshja e fundit e Ronaldo-s me Portugalinë ka qenë takimi i 1/8-ve të luajtur në Kupën e Botës kundër Uruguait, takim i fituar 1-0 nga amerikanojugorët.

Related posts

Erdhi pa Kupën e Botës në shtëpi, por Kroacia fiton zemrat e të gjithëve me aktin e fundit

Isa.Autor

KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA/ Talenti gjerman tregon klasin me këtë “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

​Berlusconi tregon arsyen e vërtetë pse e shiti Milanin

Q.Autor

Leave a Comment