Futboll Shqipëri Sport

KAMZA nuk e “njeh” fitoren, mbrojtësi gjen shkakun: Kemi fatin kundër, me PARTIZANIN do…

Kamza frenoi në barazim Tiranën në shtëpi me rezultatin 1-1, edhe pse barazimi nuk u bën shumë punë llogarive të të dyja kampeve. Mbrojtësi i djathtë të Kamzës, Erlis Frashëri u shpreh për “Supersport” pas ndeshjes se skuadra e tij sot është ndëshkuar sërish nga fati, duke theksuar se skuadra po bën një lojë shumë të mirë, por vuan në prapavijë. Në lidhje me incidentin me Grecën, Frashëri u justifikua se goditja e tij ishte instikt, jo faull i qëllimshëm

“Po dëgjoja pak, ishte instikti, lëvizja e dorës. Është tamam instikt. Vetëm goli na mungoi. E kemi fatin kundra. Dhamë maksimumin. Kishim shumë raste para portës, por nuk ditëm t’i shfrytëzojmë.

Pësojmë gola, nuk di si ta shpjegoj. Nëse shënojmë ne të parët, ne të mbrojtjes bëhemi më të sigurtë. Thashë kemi fatin kundër.

Kemi patur trysni nga pikët. Media bën të vetën. Jemi në trysni, po zhvillojmë lojë, por pësojmë vazhdimisht gola.

Ne në çdo ndeshje futemi me maksimumin. Edhe me Partizanin do të japim maksimumin. Por, do të punojmë më fort në mbrojtje këtë javë për të mos pësuar këto gola. Uroj ta kemi fatin në krahun tonë”, përfundoi futbollisti i Kamzës.

Related posts

“Skuqja” e Ronaldos, tifozët shpërthejnë me tallje ndaj portugezit në rrjetet sociale

Isa.Autor

Shaqiri uron ekipin shqiptar para ndeshjes së Championsit

Sadik.Autor

MOTO GP/ Marquez dominon në SHBA, Doviziozio kryeson renditjen

Sadik.Autor

Leave a Comment